BOTA, 13 Prill 2026, 11:37

Humbja e Orban/ Video virale nga Hungaria, kërcimi i 'çmendur' i ministrit të ardhshëm “vjedh” vëmendjen, pasi fituan zgjedhjet

Humbja e Orban/ Video virale nga Hungaria, kërcimi i

Mijëra qytetarë hungarezë dolën në rrugë për të festuar humbjen e kryeministrit Viktor Orbán dhe fitoren e Peter Magyar në zgjedhjet e së dielës.

Megjithatë, mes turmës, një person i vetëm arriti të spikaste dhe të bëhej viral në rrjetet sociale.

Protagonisti i videos, e cila ka kaluar tashmë mbi 2.1 milion shikime në Instagram, është Zsolt Hegedüs.

Sipas pamjeve të regjistruara nga gazetarja e RTL, Noémi Zalavári, Hegedüs “shkëlqeu” me performancën e tij në skenën ku Peter Magyar po festonte atë që u cilësua si një ndryshim historik pas 16 vitesh në Hungari.

"Zsolt Hegedüs, emri i të cilit po përmendet për postin e ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë, është i lumtur”, shkroi gazetarja në përshkrimin e videos.

Kërcimi i Hegedüs është përdorur gjithashtu nga Deutsche Welle për të ilustruar atmosferën e entuziazmit në rrugët e qyteteve hungareze pas fitores së Peter Magyar në zgjedhjet e së dielës.

Edhe Deutsche Welle zgjodhi momentin e vallëzimit të tij për të ilustruar atmosferën euforike në qytetet hungareze pas rezultatit të zgjedhjeve.