TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 13 pengje mes tyre izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit. Kështu deklaron grupi militant palestinez Hamas.
“Trembëdhjetë të burgosur… përfshirë të huaj”, u vranë në pesë vende që ishin në cak nga aeroplanët luftarakë izraelitë, tha në një deklaratë Brigada Izzedine al-Qassam.
Hamasi mori peng rreth 150 njerëz kur nisi sulmin e befasishëm më 7 tetor. Grupi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps tha se ai do t’i trajtonte pretendimet me “kujdes” por “me shqetësim të thellë”.