TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa kishte kaluar shumë pak kohë nga vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, Alexei Navalny, një grup hakerash kundër Kremlinit, nisën hakmarrjen.
Duke përdorur qasjen e tyre në një rrjet kompjuterik të lidhur me sistemin e burgjeve të Rusisë, hakerat vendosën një foto të Navalnyt në faqen e internetit të burgut.
“Rroftë Alexei Navalny”, thuhej në mbishkrimin e fotos.
Gjithashtu, ata njoftuan se kanë vjedhur një bazë të dhënash që përmbajnë informacione për qindra mijëra të burgosur rus dhe të afërmit e tyre, shkruan CNN.
Bëhet e ditur se hakerët po i ndajnë këto të dhëna duke përfshirë numrat e telefonit dhe email-at e të burgosurve dhe të afërmve të tyre “me shpresën se dikush mund t’i kontaktojë ata dhe t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë saktësisht ka ndodhur me Navalnyn”.
Ata pretendojnë se baza e të dhënave që kanë në dorë përmban informacione për rreth 800 mijë të burgosur dhe të afërmit e tyre.
Përveç kësaj, hakerët kanë përdorur qasjen e tyre edhe për të ndryshuar çmimet e ushqimeve të dyqanit rus të të burgosurve.