TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Startapi amerikan (startup) i Inteligjencës Artificiale Anthropic, ka zbuluar dhe penguar atë që e quan fushatën e parë të regjistruar të spiunazhit kibernetik të kryer kryesisht në mënyrë autonome nga IA.
Sulmi kibernetik i atribuohet një grupi të mbështetur nga shteti kinez, i quajtur GTG-1002. Grupi shfrytëzoi robotin “Cloud” të Anthropic për të spiunuar dhe vjedhur të dhëna nga rreth 30 objektiva, sipas një raporti nga kompania.
Fushata u zbulua në mesin e shtatorit. Ajo shënjestroi kompani të mëdha teknologjike, institucione financiare dhe agjenci qeveritare në shumë vende. Sipas Anthropic, hakerat përdorën softuerin e programimit të grupit (Claude Code) për të nisur në mënyrë autonome shumicën e sulmeve. Veprimet e tyre u kryen me një shpejtësi që nuk do të ishte arritur nëse do të kryheshin nga njerëzit.
“Kjo përfaqëson një ndryshim themelor në mënyrën se si kriminelët kibernetikë përdorin inteligjencën artificiale. Në vend që të kufizoheshin vetëm në këshilla teknike”, sulmuesit “manipuluan robotin Claude” për të kryer sulme kibernetike, me mbikëqyrje minimale njerëzore.
Claude dhe chatbot-e të tjerë konkurrues, të tillë si ChatGPT i OpenAI dhe Gemini i Google, janë përdorur tashmë për të automatizuar sulmet kibernetike. Por kjo është hera e parë që një model i inteligjencës artificiale është lejuar të veprojë në mënyrë të pavarur.
Sipas kompanisë, hakerët anashkaluan mekanizmat e sigurisë së Claude duke bindur inteligjencën artificiale se ishin profesionistë të sigurisë kibernetike që kishin kryer kontrolle të miratuara sigurie. Fushata zgjati për disa ditë para se të zbulohej nga sistemet e kompanisë.
Anthropic më pas pezulloi llogaritë nga të cilat kishte origjinën, njoftoi autoritetet përkatëse dhe zbatoi mjete të përmirësuara zbulimi.