BOTA, 19 Dhjetor 2025, 21:51

Hajira - Vajza afgane duke mësuar fiton çmimin “Foto e Vitit 2025” të UNICEF-it

Hajira - Vajza afgane duke mësuar fiton çmimin “Foto e Vitit

Një fotografi që përshkruan një 10-vjeçare në Afganistan, e zhytur në librin e saj të shkollës, ka fituar konkursin “Foto e Vitit 2025″ të UNICEF-it.

”Fotoja është bërë nga fotoreporterja franceze Elise Blanchard në një fshat të largët në lindje të Kabulit”, tha të premten Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë.

Anëtarja e UNICEF-it, Elke Budenbender, gruaja e presidentit gjerman, tha se për shumë vajza në Afganistan fëmijëria do të thotë të luftojnë për diçka që duhet të jetë e dhënë, të drejtën për të mësuar.

UNICEF shpjegoi se fotografia e vajzës me emrin Hajira përfaqëson qëndrueshmërinë e palëkundur të miliona vajzave afgane, të cilave u mohohet qasja në arsimin e mesëm nga qeveria ekstremiste talebane e Afganistanit.

Çmimi i dytë i shkoi Natalya Saprunova, e lindur në Rusi dhe që jeton në Francë, për një fotografi nga raportimi i saj në Mongoli, ku fëmijët vuajnë nga ndotja ekstreme e ajrit.

Fotografia tregon fëmijë të vegjël që flenë në një çerdhe rreth një filtri ajri që supozohet të zvogëlojë përqendrimin e ndotësve.

Vendi i tretë i shkoi fotografit indian Sourav Das, i cili shpesh ka dokumentuar fatet e  hidhura të fëmijëve që përpiqen të mbijetojnë në kushtet më të vështira.