TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pesë satelitë grekë janë në orbitë rreth Tokës, si pjesë e “Programit Kombëtar të Mikrosatelitëve”, të cilët u lëshuan të premten.
Bëhet fjalë për dy mikrosatelitë operacionalë të prodhuar nga kompania ICEYE, si dhe tre mikrosatelitë eksperimentalë dhe kërkimorë për demonstrim teknologjik, të cilët do të testojnë teknologjitë e reja hapësinore të zhvilluara në Greqi me qëllim forcimin e industrisë vendase.
Sipas “Protothema”, satelitët, pasi u integruan në raketën Falcon 9/Transporter-15 të SpaceX nga Exolaunch, u lançuan më 28 nëntor, në orën 21:00 sipas kohës greke, nga Kompleksi i Lançimit Hapësinor 4E (SLC-4E), në Bazën e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni.
Ky u cilësua nga Athina zyrtare edhe si një sukses shumë i rëndësishëm, që forcon më tej pozicionin e vendit në ekosistemin modern teknologjik dhe hapësinor.
–Dy satelitë operativë me Radar Sintetik Aperture (SAR), të quajtur ICEYE SAR-1 dhe SAR-2, të cilët do të ofrojnë të dhëna të Vëzhgimit të Tokës ditën dhe natën, në të gjitha kushtet e motit. Këto të dhëna do të mbështesin mbrojtjen civile, monitorimin e mjedisit dhe operacionet e sigurisë kombëtare.
-Dy mikrosatelitë eksperimentalë, kërkimorë të quajtur PHASMA-1 dhe PHASMA-2 (LAMAR & DIRAC), të zhvilluar nga Libre Space Foundation, me qëllim demonstrimin e lidhjes së sigurt satelitore dhe teknologjive të mbikëqyrjes së spektrit nga hapësira.
-Një mikrosatelit eksperimental dhe kërkimor i zhvilluar nga PRISMA Electronics i quajtur MICE-1, i cili do të përqendrohet në lidhjen e sigurt dhe aplikacionet e Internetit të Gjërave (IoT) me aplikime kryesisht në transportin detar.