BOTA, 21 Maj 2026, 17:02

Goditja e madhe ndaj Rusisë, Zelensky jep lajmin: Forcat ukrainase goditën selinë e inteligjencës ruse në Kherson! Qindra të vdekur dhe të plagosur

Goditja e madhe ndaj Rusisë, Zelensky jep lajmin: Forcat ukrainase

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se forcat speciale ukrainase kanë goditur një seli të shërbimit rus të sigurisë, FSB, në territoret e pushtuara përkohësisht nga Rusia.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se operacioni u krye nga njësia speciale “A” e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU). Sipas tij, gjatë operacionit është shkatërruar edhe një sistem rus i mbrojtjes ajrore Pantsir-S1.

Presidenti ukrainas shtoi se nga ky aksion Rusia ka pësuar rreth 100 të vrarë dhe të plagosur.

“Rusët duhet ta ndiejnë se duhet t’i japin fund kësaj lufte”, shkroi Zelensky, duke theksuar se goditjet ukrainase me rreze të mesme dhe të gjatë do të vazhdojnë.