BOTA, 9 Dhjetor 2025, 09:23

Goditja/ Akuzohet për korrupsion dhe spiunazh, ish-ministri kuban i Ekonomisë dënohet me burgim të përjetshëm

Goditja/ Akuzohet për korrupsion dhe spiunazh, ish-ministri kuban i

Ish-ministri i ekonomisë në Kubë, Alejandro Gil, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpalli fajtor për spiunazh në një nga rastet më të profilit të lartë të korrupsionit në vend në dekada.

Reuters raporton se Gjykata shpalli ish-ministrin fajtor edhe për për korrupsion, ryshfet, falsifikim të dokumenteve publike dhe ushtrim të ndikimit dhe evazion fiskal.

Ish-ministri i ekonomisë, dikur një njeri i besueshëm i Presidentit Miguel Diaz-Canel, udhëhoqi reforma të mëdha monetare në Kubë në vitin 2021, të cilat u konsideruan kryesisht si katastrofike për ekonominë tashmë të trazuar.

“Përmes veprimeve korruptive dhe mashtruese, Gil abuzoi me pushtetet e dhëna nga përgjegjësitë që mori përsipër për të përfituar përfitime personale, duke marrë para nga kompani të huaja dhe duke u dhënë ryshfet zyrtarëve të tjerë publikë për të legalizuar përvetësimin e aseteve”, thuhet në deklaratën e gjykatës.