BOTA, 25 Nëntor 2025, 20:30

"Gobble dhe Waddle", Trump fal dy gjelat e detit para festës së Falënderimeve

"Gobble dhe Waddle", Trump fal dy gjelat e detit para festës

Presidenti amerikan Donald Trump ka falur dy gjela deti përpara festës së Falënderimeve në SHBA të enjten.

Shumë amerikanë do të shërbejnë gjel deti si pjesë e darkave të tyre festive, por Gobble dhe Waddle tani janë të lirë dhe do të kthehen në shtetin e tyre të Karolinës së Veriut.

Ndoshta një nga ceremonitë më të çuditshme vjetore në Shtëpinë e Bardhë, falja e gjelit të detit tërhoqi një turmë të madhe këtë vit, përfshirë shumë anëtarë të kabinetit Trump dhe fëmijët e tyre.

Presidenti amerikan nuk i kurseu sulmet politike me temë gjeldeti ndaj demokratëve të Kongresit, përpara se ai t’i falte zyrtarisht zogjtë.