TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lartë e Francës ka konfirmuar sot dënimin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy lidhur me çështjen e financimit nga Libia të fushatës së tij elektorale për rizgjedhje në vitin 2012.
Sarkozy, 70 vjeç, u dënua më 25 shtator për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pasi kishte lejuar me dijeni bashkëpunëtorët e tij t’i kërkonin Libisë së Muammar Gaddafit financim të fshehtë për fushatën e tij fituese presidenciale.
Ai qëndroi tre javë në burg, ndërsa më 10 nëntor një gjykatë në Paris vendosi lirimin e tij të parakohshëm. Megjithatë, ndaj tij u urdhërua vendosja e një byzylyku elektronik.
Ish-presidenti francez deklaron se është i pafajshëm dhe ka paraqitur apel kundër vendimit dënuese. Apeli pritet të shqyrtohet nga 16 marsi deri më 3 qershor.