TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një juri në Kaliforni ka rrëzuar padinë e ngritur nga miliarderi Elon Musk kundër kompanisë së inteligjencës artificiale “OpenAI” dhe drejtuesit të saj, Sam Altman.
Sipas vendimit unanim, gjykata e hodhi poshtë çështjen me argumentin se padia ishte depozituar pas skadimit të afatit ligjor për ngritjen e pretendimeve të tilla.
Musk kishte pretenduar se Altman kishte shkelur një marrëveshje jofitimprurëse, duke e transformuar OpenAI në një strukturë me qëllim fitimi, pasi ai kishte dhuruar 38 milionë dollarë (rreth 28.5 milionë paund).
Sipas tij, ai ishte mashtruar, pasi organizata ishte larguar nga misioni fillestar për zhvillimin e inteligjencës artificiale në shërbim të njerëzimit.
Procesi gjyqësor zgjati tre javë, gjatë të cilave juria shqyrtoi komunikime të brendshme dhe dëgjoi dëshmitë e palëve. Vendimi u mor pas rreth dy orësh diskutimesh, shkruan BBC.
Në listën e dëshmitarëve u përfshinë vetë Elon Musk dhe Sam Altman, si edhe drejtuesi i Microsoft, Satya Nadella, të cilin Musk e kishte akuzuar për përfshirje në skemën e pretenduar.
Gjykata rrëzoi gjithashtu pretendimet e Musk ndaj Microsoft, duke i konsideruar të pambështetura në dritën e vendimit për dy akuzat kryesore ndaj OpenAI.
OpenAI u themelua në vitin 2015 nga Musk dhe Altman, ndërsa Musk u largua në vitin 2018 pas mosmarrëveshjeve me bashkëthemeluesit për kontrollin e organizatës.