BOTA, 31 Mars 2026, 18:28

"Gjithë bota e pa tmerrin"/ Përvjetori i masakrës së Bucha-s në Ukrainë, Zelensky: Njerëzit u torturuan në bodrume nga ushtarët rusë

"Gjithë bota e pa tmerrin"/ Përvjetori i masakrës

Ukraina ka shënuar sot përvjetorin e masakrës së Bucha-s, në një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili tha se "të gjithë e panë tmerrin që solli Rusia dhe agresioni i saj".

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Zelensky shkroi: “Kur e gjithë bota mësoi për Buchën. Për ukrainasit e masakruar në rrugët e Buchës nga pushtuesit rusë. Për njerëzit tanë të torturuar në bodrume. Për ata që u qëlluan në rrugë. Për të rriturit dhe fëmijët, trupat e të cilëve u gjetën në varre në Bucha. Të gjithë e panë tmerrin që sjell Rusia dhe agresioni i saj. Ata panë se nga çfarë po mbrohet në të vërtetë Ukraina".

Në përvjetorin e katërt, Zelensky shtoi "ne nderuam kujtimin e ukrainasve që u vranë dhe u torturuan atje".

Më tej ai vijoi duke thënë "Ne e kujtojmë dhe nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri armiku. Çdo vrasës, ekzekutor dhe terrorist rus duhet të mbahet përgjegjës për çdo krim kundër popullit tonë."