TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra nxënës në Gjermani protestuan sot kundër planeve të qeverisë për një formë të re shërbimi ushtarak vullnetar, duke dalë në rrugë në qytete dhe qyteza në mbarë vendin.
Shumë prej tyre braktisën mësimin për të marrë pjesë në protestat e thirrura si një grevë shkollore kundër rekrutimit.
Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman miratoi sot në mëngjes projektligjin.
Ai duhet tani të marrë miratimin e Dhomës së Lartë përpara se të hyjë në fuqi në janar.
Sipas propozimit, djemtë e rinj do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe do të regjistrohen në një listë, ndërsa shërbimi aktiv mbetet vullnetar.
Planet parashikojnë që parlamenti të ketë mundësi të aktivizojë rekrutimin e detyruar nëse objektivat për forcimin e ushtrisë nuk arrihen përmes vullnetarëve.
Protesta të mëdha u zhvilluan sidomos në qytetet e mëdha.
Policia raportoi se rreth 3 000 protestues u mblodhën në Berlin rreth mesditës dhe marshuan nëpër lagjen ”Kreuzberg”.
Shumë mbanin pankarta dhe thërrisnin slogane. Prindër me fëmijë të vegjël dhe klasa të shkollës fillore me postera të punuar vetë iu bashkuan protestës.
“Nuk duam rekrutim, prandaj jemi këtu sot”, tha Justin, 16 vjeç.
“Njerëzit kanë dëshira dhe ëndrra të tjera për të ardhmen. Nëse detyrohen të shkojnë në ushtri, ato shkatërrohen. Askush nuk duhet të detyrohet kundër vullnetit të tij të bashkohet me ushtrinë”, shtoi Theo, 16 vjeç.
Në Hamburg, policia numëroi rreth 1 700 protestues, ndërsa organizatorët pretenduan deri në 5 000 pjesëmarrës.
Protesta pati edhe në landin më të populluar të Gjermanisë, Nordrhein-Westfalen: rreth 1 000 pjesëmarrës në Dortmund dhe qindra të tjerë në Këln, Dyseldorf, Esen dhe Bokum.
Rreth 2 000 nxënës demonstruan në Dresden, Lajpcig dhe Chemnitz.