BOTA, 17 Dhjetor 2025, 19:56

Gjendet i vrarë në banesë shkencëtari që po studionte bashkimin bërthamor! Misteri që rrethon ngjarjen dhe sekretet e kërkimit të tij

Gjendet i vrarë në banesë shkencëtari që po studionte

Hetimi për vdekjen e një profesori të MIT-it (Qendra e Bashkimit të Plazmës Bërthamore), i cili u qëllua nga një sulmues i panjohur në shtëpinë e tij pranë Bostonit në SHBA, të hënën vonë, mbetet i mbuluar me mister.

Nuno Gomes Loureiro, 47 vjeç , profesor i shkencës dhe inxhinierisë bërthamore nga Portugalia, vdiq disa orë më vonë, të martën në mëngjes, në spital.

Loureiro ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, nga mosha e shkollës fillore, deri në moshën e universitetit.

Policia u thirr në një apartament rreth orës 8:30 të mbrëmjes të hënën, raportoi BBC.

CBS News raportoi se një fqinj dëgjoi “tre shpërthime të forta” dhe mendoi se dikush po shkelmonte një derë.

Deri më tani nuk janë bërë arrestime dhe policia po e trajton incidentin si një “hetim aktiv dhe të vazhdueshëm për vrasje”.

Loureiro u diplomua nga Instituto Superior Técnico në Lisbonë në vitin 2000 me një diplomë në fizikë dhe mori një doktoraturë në fizikë nga Imperial College London në vitin 2005.

Ai u bashkua me fakultetin e MIT në vitin 2016 dhe u emërua drejtor i Qendrës së MIT për Shkencën e Plazmës dhe Bashkimit në vitin 2024.

Ai ishte i njohur për hulumtimin e tij të vlerësuar në dinamikën e plazmës së magnetizuar, studimin e plazmës kur ndikohet nga prania e një fushe magnetike të jashtme.

Një pjesë e studimit të tij ishte se si të shfrytëzohej bashkimi bërthamor, për të luftuar ndryshimet klimatike, sipas CBS.

Energjia nga bashkimi bërthamor jo vetëm që është e pakufizuar, por edhe “e pastër” pa nënproduktet e rrezikshme që prodhon energjia bërthamore.