BOTA, 9 Janar 2026, 21:29

Gaza: Sulmet izraelite shkaktojnë të paktën 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë. Palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Gaza: Sulmet izraelite shkaktojnë të paktën 13 viktima,

Të paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, ndërsa situata vijon të mbetet shqetësuese, me përshkallëzimin e dhunës në vend.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mes viktimave janë edhe katër fëmijë.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të njoftojë krijimin e Këshillit të Paqes në Gaza, në përpjekje për të ulur tensionet.

Ushtria izraelite ka sulmuar më herët infrastrukturën dhe grupin terrorist të Hamasit në Rripin Jugor dhe Verior të Gazës. Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, mbetet në fazat e tij të hershme.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit, ndërkohë që sulmet e vazhdueshme izraelite kanë shkaktuar më shumë se 400 viktima palestineze, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.