BOTA, 8 Mars 2026, 16:55

“Fyti im…gati sa nuk u kollita”, publikohet video e gabuar e Putin në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

“Fyti im…gati sa nuk u kollita”, publikohet video e gabuar e

Një video e publikuar nga Kremlin me rastin e mesazhit të presidentit rus Vladimir Putin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka shkaktuar reagime në rrjet, pasi fillimisht u publikua një version i pasaktë i saj.

Në videon që u shpërnda fillimisht, Putin ndërpret fjalimin e tij teksa lexon mesazhin për gratë, duke thënë se duhet ta përsërisë një pjesë të tij pasi i është tharë fyti.

“E dini, më lejoni ta them përsëri, sepse… fyti im është pak i kruar. Po, është pak i kruar. Gati sa nuk fillova të kollitem. Po flas shumë sot”, dëgjohet të thotë presidenti rus në pamjet që qarkulluan në internet.

Pas publikimit të videos, zyrtarët e komunikimit në Kremlin e hoqën materialin dhe e zëvendësuan me versionin e saktë të mesazhit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Megjithatë, pamjet e para kishin filluar tashmë të qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale. Ngjarja u komentua gjerësisht në internet, pasi videoja e parë tregonte një moment të paplanifikuar gjatë regjistrimit të mesazhit zyrtar të presidentit rus.