BOTA, 23 Maj 2026, 20:11

Frederiksen merr sërish mandatin për formimin e qeverisë në Danimarkë

Frederiksen merr sërish mandatin për formimin e qeverisë në

Gati dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Danimarkë, kryeministrja në detyrë, Mette Frederiksen, është ngarkuar sërish me detyrën për të formuar qeverinë e re.

Frederiksen u përzgjodh pas të ashtuquajturit “raundi i mbretit”, i zhvilluar të sot, pasi lideri i liberalëve të djathtë, Troels Lund Poulsen, nuk arriti të siguronte një marrëveshje koalicioni gjatë negociatave.

Gjatë këtij procesi, të gjitha partitë parlamentare paraqiten para Frederik X dhe deklarojnë se kë mbështesin për të udhëhequr bisedimet për krijimin e qeverisë.

Politikanit që siguron mbështetjen më të madhe i jepet i pari mundësia për të formuar kabinetin qeveritar.

Frederiksen kishte marrë të njëjtin mandat edhe pas raundit të parë të zhvilluar në fund të marsit, por nuk arriti të gjente një zgjidhje përfundimtare në negociatat me partitë e tjera.

Më pas radha iu kalua Poulsenit, por edhe ai nuk arriti të formonte një shumicë qeverisëse.

Tashmë, liderja e social-demokratëve ka një mundësi të dytë për të krijuar qeverinë.

Partia e saj Social-demokrate, doli forca më e madhe politike nga zgjedhjet.

Objektivi kryesor duket se është krijimi i një koalicioni të qendrës së majtë.

Një rol kyç në këtë proces pritet të luajë ish-kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, themelues i partisë së qendrës ”Moderates”.

Sipas sistemit parlamentar danez, një qeveri nuk ka nevojë të sigurojë domosdoshmërisht shumicën absolute të vendeve në parlament, mjafton që të mos ketë shumicë deputetësh kundër saj për të mundur të qeverisë.