BOTA, 23 Maj 2026, 19:56

Franca pezullon kontrollet shtesë në disa pika kufitare, synon të shmangë radhët kilometrike

Franca pezullon kontrollet shtesë në disa pika kufitare, synon të

Autoritetet franceze kanë pezulluar kontrollet shtesë nga qyteti i Doverit, në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar, pasi udhëtarët drejt portit përballen me radhë të gjata.

Ky vendim gjithashtu ka për qëllim uljen e kohës së pritjes për turistët, pas raportimeve për probleme të shkaktuara nga sistemi i ri i kontrollit kufitar.

Një deklaratë nga administrata e portit thotë se vendimi u mor pasi autoritetet kufitare u njoftuan për “situatën kritike”.

Sipas BBC-së, kontrollet biometrike në kufijtë e BE-së, të njohura si Sistemi i ri i Hyrjes/Daljes (EES), do t’u kërkojnë udhëtarëve britanikë të bëjnë foto dhe të marrin gjurmët e gishtërinjve për të hyrë në Francë.

Në Dover, ku pasagjerët kalojnë nëpër kontrollet franceze përpara se të hipin në anije për të kaluar Kanalin Anglez, autoritetet nuk i kishin aktivizuar ende plotësisht sistemet që mbledhin të dhëna biometrike sipas EES.