TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetë vjet pas sulmeve të përgjakshme terroriste që tronditën Parisin më 13 nëntor 2015, Franca ndalet për të kujtuar viktimat dhe për të nderuar kujtimin e tyre.
“Franca kujton dhe dhimbja mbetet,” shkroi presidenti francez Emmanuel Macron në një postim të shkurtër në platformën X, në përvjetorin e dhjetë të sulmeve xhihadiste që lanë pas 132 të vdekur dhe mbi 350 të plagosur në kryeqytetin francez dhe rrethinat e tij.
“Dhjetë vjet. Dhimbja mbetet. Me vëllazëri, për jetët e humbura, për të plagosurit, për familjet dhe të dashurit e tyre, Franca kujton,” theksoi Macron në mesazhin e tij përkujtimor.
Presidenti francez nisi homazhet duke vizituar një e nga një vendet ku ndodhën sulmet e koordinuara të 13 nëntorit, ndërsa më vonë gjatë ditës pritet të mbajë edhe një fjalim zyrtar në nderim të viktimave.
Sulmet e 2015-s, që përfshinë sallën e koncerteve Bataclan, disa kafene dhe stadiumin Stade de France, mbeten një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne të Francës.