TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca e ka paralajmëruar sekretarin e thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, se marrja e Groenlandës do të ishte “kalim i vijës” dhe mund të rrezikonte marrëdhëniet tregtare me BE-në.
Në një intervistë me Financial Times, ministri i financave të vendit, Roland Lescure, u pyet nëse BE do të kundërpërgjigjej me sanksione tregtare hakmarrëse nëse Donald Trump do të pushtonte Groenlandën.
“Padyshim, nëse kjo do të ndodhte, ne me siguri do të ishim në një botë krejtësisht të re dhe do të na duhej të përshtateshim në përputhje me rrethanat.”, u shpreh ai.
BE-ja po përdor të gjitha fuqitë e saj diplomatike për të bindur Trumpin për rreziqet e ambicieve të tij për Groenlandën, me Lescure që nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut me SHBA-në pavarësisht shumë dallimeve të tyre, duke përfshirë tarifat doganore për çelikun dhe përplasjet mbi rregullimin e teknologjisë,
“Kur nuk biem dakord, është gjithmonë më mirë të qëndrojmë të angazhuar dhe kjo është ajo që po bëjmë. Dialogu duhet të vazhdojë për sa kohë që nuk kalohen vijat që nuk duhen kaluar ”, tha ai, duke vënë në dukje se SHBA-të dhe Franca kanë qenë aleatë të ngushtë për 250 vjet.
Ministri theksoi se Bessent, të cilin e takoi të hënën në Uashington, i tha se SHBA-së “nuk i pëlqejnë gjobat”, një referencë për gjobën e fundit prej 120 milionë eurosh për X të Elon Musk.