BOTA, 8 Janar 2024, 14:37

Forcat izraelite ekzekutojnë komandantin e lartë të Hezbollah

Forcat izraelite ekzekutojnë komandantin e lartë të Hezbollah

Një komandant i rangut të lartë të forcave elitare të Hezbollah u vra sot nga një sulm izraelit në Libanin jugor, sipas tre burimeve të sigurisë. Burimet thanë se ai ishte Wissam al-Taweel, zëvendës komandant i njësisë së forcës Radwan. Sipas informacioneve, ai dhe një tjetër luftëtar i Hezbollah u vranë kur makina e tyre u godit në një sulm në fshatin libanez Majdal Selm.

Si pasojë e sulmeve izraelite, deri më tani janë vrarë më shumë 130 ushtarë të Hezbollah në jug të Libanit që nga fillimi i bombardimeve, 19 të tjerë janë vrarë në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollah, Sayed Hassan Nasrallah, paralajmëroi Izraelin javën e kaluar kundër nisjes së një lufte në shkallë të gjerë në Liban.