TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 30,000 punonjës bashkie në Zvicër janë paguar dy herë të hënën në mëngjes për shkak të një gabimi teknik, me një shtesë që arrinë 183 milionë euro.
Banka që menaxhon listën e pagave për punonjësit e bashkisë ka kërkuar falje. Megjithatë, punonjësit janë të detyruar t'ua kthejnë pagën shtesë, nënvizohet në komunikatë.
Gabimi erdhi nga softueri i një ofruesi Sëisscom, i cili "po kryen një hetim" për incidentin, tha kompania e telekomunikacionit.
"Shumë punëtorë e trajtuan incidentin me humor," i tha AFP sot Claudia Naegeli, zëdhënësja për media.
Disa kërkuan të dinin nëse kjo ishte një "skemë pilot për të paguar një pagë të 14-të". Të tjerë i shkruan bankës, duke i thënë: “Faleminderit. Ju lutemi bëjeni përsëri”.