TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa Izraeli bombardon Teheranin për të gjashtën ditë radhazi, Irani nisi gjithashtu valën e vet të sulmeve kundër Izraelit dhe objektivave amerikane.
Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit thanë se një raketë iraniane goditi një anije naftëmbajtëse amerikane në Gjirin Persik, ndërsa shënohet dita e gjashtë e luftës rajonale që ka përfshirë Lindjen e Mesme.
Anija "u godit nga një raketë në Gjirin Persik verior" dhe "është në flakë tani", tha Garda Revolucionare në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror, i cili nuk dha detaje të mëtejshme.
Incidenti vjen ndërsa Garda Revolucionare, pretendon se ka "kontroll të plotë" të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kyçe për tregtinë globale të naftës. Po ashtu, këtë mëngjes u godit edhe një naftëmbajtëse në brigjet e Kuvajtit, por nuk ka dëme në njerëz.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike tha këtë mëngjes se vala e 19-të e operacionit “Premtimi i Vërtetë 4” kishte filluar me një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë kundër pozicioneve amerikane dhe izraelite në rajon, sipas transmetuesit shtetëror Press TV.
Garda tha se kishte goditur një tanker amerikan nafte në veri të Gjirit Persik dhe se ishte në flakë pas sulmit, duke shtuar në një deklaratë për median shtetërore se gjatë luftës, kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe tregtare, do të ishte nën kontrollin e Iranit.
Më parë, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi se SHBA-të “do të pendohen thellë pas fundosjes së një anijeje luftarake iraniane dje nga një nëndetëse amerikane.
Ushtria iraniane tha gjithashtu se kishte lëshuar disa dronë sulmi me rreze të gjatë në Izrael gjatë natës, duke synuar tanket e karburantit në Bazën Ajrore Ramat David.
Izraeli njoftoi sulme të shumta me raketa dhe sirena ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.