TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmet amerikane ndaj anijeve të trafikimit të drogës janë të ligjshme dhe nuk e ekspozojnë personelin ushtarak të përfshirë ndaj ndjekjes penale.
Ky ishte reagimi i sotëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, duke hedhur poshtë akuzat për “vrasje jashtëgjyqësore”.
Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për kontrabandën e drogës. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 20 sulme që kanë vrarë 76 persona, sipas një llogaritjeje nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) bazuar në të dhënat e qeverisë amerikane.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i bëri thirrje Uashingtonit të hënën të shqyrtojë ligjshmërinë e sulmeve, duke përmendur “indikacione të forta” se ato përbënin vrasje jashtëgjyqësore.
“Sulmet u urdhëruan në përputhje me rregullat e ligjit të konfliktit të armatosur dhe për këtë arsye urdhrat ishin të ligjshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së për AFP-në.
“Personeli ushtarak është i detyruar ligjërisht të zbatojë urdhra të ligjshëm dhe për këtë arsye nuk mund të përballet me ndjekje penale”, theksoi ai, kur u pyet për një artikull të Washington Post, që i referohej rreziqeve ligjore, me të cilat mund të përballen ata që morën pjesë në sulmet vdekjeprurëse.