TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Estonia është goditur nga sulme të shumta kibernetike pas heqjes së një monumenti tankesh të epokës sovjetike nga një rajon, popullsia e të cilit është kryesisht rusë etnikë, ka thënë qeveria e saj.
Grupi rus i hakerëve Killnet mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se bllokoi aksesin në më shumë se 200 institucione shtetërore dhe private të Estonisë.
Qeveria estoneze këmbënguli se ndikimi i sulmit ishte i kufizuar dhe kaloi “kryesisht pa u vënë re”, shkruan The Guardian.
“Dje, Estonia iu nënshtrua sulmeve më të gjera kibernetike me të cilat është përballur që nga viti 2007”, tha sekretari i ministrisë së saj të çështjeve ekonomike.
“Me disa përjashtime të shkurtra dhe të vogla, faqet e internetit mbetën plotësisht të disponueshme gjatë gjithë ditës. Sulmi ka kaluar kryesisht pa u vënë re në Estoni.”