TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zhvilloi sot një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kryeqytetin Ashgabat të Turkmenistanit, në kuadër të “Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri”.
Forumi organizohet me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së “neutralitetit të përhershëm” të Turkmenistanit dhe në të marrin pjesë krerë shtetesh nga disa vende, përfshirë Turqinë, Rusinë dhe presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian.
Në takimin mes Putin dhe Erdogan, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, nga pala turke ishin të pranishëm ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar, kreu i shërbimit turk të inteligjencës MIT Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve të Presidencës Burhaneddin Duran, këshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çağatay Kılıç, si dhe nënkryetari i partisë në pushtet AKP Halit Yerebakan.
Presidentët e Turqisë dhe Rusisë vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbyen qëndrime mbi çështjen e Ukrainës dhe asetet ruse të ngrira, si dhe diskutuan mbi projektin e centralit bërthamor në Akkuyu. Erdogan e ftoi gjithashtu Putinin të vizitojë Turqinë.
Sipas njoftimit të Presidencës turke, Erdogan i tha Putinit se zbatimi i një armëpushimi të kufizuar për objektet energjetike dhe portet mund të ishte i dobishëm.