TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore, pas disa javësh kufizimesh të vendosura për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA, Izraelit dhe Iranit.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil bëri të ditur se vendimi erdhi pas një vlerësimi të plotë të kushteve operacionale dhe të sigurisë.
“Pas një analize gjithëpërfshirëse të situatës, po heqim zyrtarisht masat e përkohshme parandaluese që ishin vendosur më herët”, thuhet në njoftim, duke shtuar se hapësira ajrore do të vijojë të monitorohet nga afër.
Emiratet, ku përfshihen destinacione të njohura turistike si Abu Dhabi dhe Dubai, ishin ndër vendet e Gjirit më të prekura nga sulmet hakmarrëse iraniane, të cilat erdhën si përgjigje ndaj goditjeve amerikano-izraelite që nisën më 28 shkurt.
Më herët, vende të tjera të rajonit si Bahrain, Irak, Kuvajt dhe Siria kishin hequr kufizime të ngjashme për hapësirat e tyre ajrore, të vendosura gjatë konfliktit, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit.