BOTA, 3 Janar 2026, 18:16

“Çekiçi i Mesnatës”/ Trump konferencë për shtyp pas arrestimit të Maduros: Aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore

“Çekiçi i Mesnatës”/ Trump konferencë

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi ushtrinë për “shpejtësinë, fuqinë, precizionin dhe kompetencën e tyre marramendëse” gjatë operacionit ushtarak në Karakas.

Ai tha se këta “luftëtarë të trajnuar vepruan në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së”. “Forcat venezueliane po na prisnin, e dinin që do vinim”, u shpreh Trump.  Pavarësisht se ishin në një “pozicion gatishmërie”, Trump tha se forcat venezueliane u “neutralizuan plotësisht”.

“Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje nuk humbi”, shtoi ai. Presidenti tha se SHBA-të kanë “eliminuar 97% të drogës që vinte nga deti” dhe pretendoi se çdo anije që transportonte drogë vret mesatarisht 25,000 njerëz.

“Ishte aksioni me i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemrës të Karakasit. “çekiçi i Mesnatës” u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa as një gabim gjatë ekzekutimin. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë”, tha Trump.