TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erika Kirk, vejushë e aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra në shtator, deklaroi se organizata Turning Point USA, e themeluar nga bashkëshorti i saj, do të ndihmojë në zgjedhjen e JD Vance si president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2028.
Mbështetja e Erika Kirk u bë publike ditën e parë të konferencës vjetore America Fest të Turning Point USA, tubimi më i madh i organizatës që nga vrasja e Charlie Kirk. “Ne do ta zgjedhim mikun e bashkëshortit tim, JD Vance, si presidentin e 48-të”, deklaroi ajo, ndonëse zëvendëspresidenti aktual i SHBA-së nuk e ka shpallur ende kandidaturën e tij.
JD Vance pritet të mbajë fjalim në të njëjtin aktivitet të dielën, në ditën e fundit të konferencës.
Sipas BBC-së, deklarata e Erikës Kirk, në një kohë kur ende nuk ka kaluar as një vit nga fillimi i presidencës së Donald Trump, shihet si një lëvizje e parakohshme, madje si përpjekje për ta pozicionuar veten si kandidate për zëvendëspresidente në zgjedhjet e vitit 2028.
Megjithatë, pas fjalimit hapës të Kirk, dolën në pah edhe përçarjet brenda lëvizjes konservatore. Podcasteri Ben Shapiro sulmoi ashpër figura të tjera mediatike si Candace Owens, Tucker Carlson, Megyn Kelly dhe Steve Bannon, duke i quajtur “mashtrues dhe grabitqarë”.
“Ata që refuzojnë të dënojnë sulmet e tyre vërtet dashakeqe, disa prej të cilëve flasin këtu sonte, janë fajtorë për frikacakëri”, u shpreh Shapiro.
Këto zhvillime vijnë në një periudhë kur po shtohen spekulimet për ndikimin e Donald Trump brenda Partisë Republikane, si dhe për përplasjet e brendshme mes fraksioneve të mbështetësve të tij mbi të ardhmen e lëvizjes MAGA.