BOTA, 10 Shkurt 2026, 16:37

E rëndë në Itali! Dyshohet se abuzoi me të bijë dhe e la shtatzënë, arrestohet babai

E rëndë në Itali! Dyshohet se abuzoi me të bijë dhe e

Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit.

Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria.

Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat.

Sipas hetuesve, fëmija ishte abuzuar për vite me radhë nga babai i saj, i cili dyshohet se shfrytëzoi pozicionin e tij brenda familjes. Babai është dërguar menjëherë në burg, ndërsa hetimi vazhdon për më shumë prova.