TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish presidenti amerikan Donald Trump iu është drejtuar sërish gjykatës së lartë të shteteve të bashkuara të Amerikës, këtë herë për ti kërkuar qe të rishqyrtoi vendimin e Kolorados, i cili e përjashtoi nga fleta e votimit pas pretendimeve për rolin e tij ne trazirat e Kapitolit me 6 janar te vitit 2021.
Gjykata e lartë e Kolorados tha muajin e kaluar se Trump nuk ishte një kandidat i përshtatshëm pasi ishte përfshirë në kryengritje mbi trazirat e kongresit. Apeli për këtë vendim vjen vetëm një ditë pasi ish kreu i shtëpisë së bardhë kundërshtoi vendimin e sekretares demokrate të shtetit Maine.
Vendimi Gjykatës se Lartë të Kolorados shënon herën e pare ne histori që citon dispozitën ligjore për te përjashtuar një kandidat nga fleta e votimin presidencial.
Kundërshtaret e Trump kane ngritur dhjetëra padi ne shume shtete duke kërkuar ta s’kualifikojnë atë nga votimi.
Gjykatat në Minesota dhe Michigan kanë hedhur poshtë përpjekjet e ngjashme për të s’kualifikuar ish-presidentin amerikan. Ndërsa në shtete të tjera, si Oregon, çështjet janë ende duke u shqyrtuar.
Një vendim i Gjykatës së Lartë të SHBA për çështjen e pranueshmërisë së Trump do të ishte i detyrueshëm në mbarë vendin.