TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zbuluar detaje rreth shpëtimit të një anëtari të ekuipazhit "thellë në territorin armik" pasi aeroplani amerikan luftarak F-15 u rrëzua të premten.
"E KAPËM! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të Kërkimit dhe Shpëtimit në Historinë e SHBA-së", shkroi ai në Truth Social.
Në mesazh, Trump zbuloi se "koloneli shumë i respektuar" po monitorohej vazhdimisht nga forcat amerikane përpara operacionit të shpëtimit, duke shtuar se ai "pësoi lëndime, por do të jetë mirë".
Ai vazhdoi: “Ky luftëtar i guximshëm ishte pas vijave të armikut në malet e pabesë të Iranit, duke u ndjekur nga armiqtë tanë”.
"Me udhëzimin tim, Ushtria Amerikane dërgoi dhjetëra aeroplanë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta shpëtuar atë”, shtoi Trump.
Sipas presidentit amerikan, viktima nuk kishte dhe vlerësoi forcat amerikane për profesionalizmin e tyre.
"NE NUK DO TË LËMË KURRË PAS NJË LUFTËTAR AMERIKAN”, shkroi ai.
Sipas raportimeve të Fox News, oficeri amerikan i sistemit të armëve (WSO) që ishte i zhdukur në Iran demonstroi aftësi të jashtëzakonshme mbijetese para se të shpëtohej. Oficeri dyshohet se ngjiti një kodër malore dhe qëndroi i fshehur aty për rreth 48 orë.
Raportohet se ai përdori një mënyrë të koduar komunikimi ose aktivizoi një sinjal lokalizimi, duke lehtësuar gjetjen e tij nga forcat amerikane.
Forcat e armatosura të Iranit pretendojnë se tre aeroplanë amerikanë janë rrëzuar: një aeroplan furnizimi me karburant C-130 dhe dy helikopterë Blackhawk.
Pretendimi - i cili nuk është konfirmuar nga SHBA - vjen pasi Garda Revolucionare e Iranit tha se disa "aeroplanë armik" u shkatërruan gjatë misionit amerikan për të shpëtuar një pilot të bllokuar.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump, i cili përshëndeti shpëtimin e suksesshëm të anëtarit të ekuipazhit të F-15 "thellë në territorin armik", ka pohuar se nuk pati viktima amerikane në operacion.