BOTA, 25 Shkurt 2026, 19:15

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke

Momente paniku kanë përjetuar qytetarët në Alimos në Greqi. Një shofere rreth 60 vjeç, e dehur në timon ka përplasur 11 automjete të tjera që ishin të parkuara.

Drejtuesja e automjetit u ndalua dhe u shoqërua në polici.

Banorët që ndodheshin aty pranë janë përfshirë nga paniku dhe kanë treguar se kanë dëgjuar zhurmë të fortë dhe më pas kanë parë edhe ngjarjen.