TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar që 500 trupa të tjera të Gardës Kombëtare të vendosen në Uashington, DC, pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Dy anëtarët e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore u qëlluan pak minuta më parë në Uashington, DC, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar ende për gjendjen e tyre.
Pasi postoi në mediat sociale se dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore kishin vdekur, të cilën Shtëpia e Bardhë e ndau më pas, guvernatori i shtetit, Patrick Morrisey, u tërhoq dhe tani thotë se ka marrë raporte kontradiktore në lidhje me gjendjen e tyre.
Policia deklaroi se një i dyshuar është arrestuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dyshuari është “i plagosur rëndë” dhe se do ta pësonte për këtë veprim.