TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pakistani ka shpallur “luftë të hapur” ndaj Afganistanit, duke intensifikuar përshkallëzimin e konfliktit mes dy vendeve, ndërkohë që forcat pakistaneze kanë sulmuar Kabulin dhe provincat Kandahar dhe Paktia të Afganistanit. Ajo që përkeqësoi situatën ishin shpërthimet e forta në Kabul, që shkaktuan mbi 130 viktima dhe mbi 200 të plagosur.
Përplasjet vazhdojnë të ndodhin afër kalimit kufitar të Torkham, në kufirin Pakistano-Afganistan.
Kjo situatë vjen pas disa muajve tensionesh, që kishin përfshirë edhe një përpjekje të dështuar për arritjen e një marrëveshjeje të paqes ndërmjet dy shteteve, ndërsa tani përballet me kërcënime për një përshkallëzim më të madh të dhunës.
Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, njoftoi se vendi i tij ka “kapacitetin e plotë” për të mundur çdo sulm, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Më pas, një deklaratë e ashpër erdhi nga liderët talebanë të Afganistanit, të cilët akuzuan Pakistanezin për bombardime të pafundme që kanë sjellë viktima civile.
Një zëdhënës i talebanëve tha në rrjetin X se grupi i ishte kundërpërgjigjur me sulme të reja ndaj trupave pakistaneze, megjithëse më pas postimi u fshi. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat ndërkombëtare, avionët pakistanezë kanë goditur Kabulin dhe provincat Kandahar dhe Paktika.
Zyrtarë të talebanëve pohuan se një objektiv është goditur në distriktin Daman të Kandaharit, por pa viktima.
Ndërkohë, talebanët pretendojnë se kanë shkatërruar 19 poste kufitare pakistaneze dhe se kanë vrarë mbi 50 ushtarë, shifra që nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Pakistani, nga ana tjetër, thotë se ka shkatërruar 27 poste të talebanëve dhe ka shkaktuar humbje të rënda. Përleshje dhe luftime janë raportuar edhe pranë pikës kyçe kufitare të Torkham, një rrugë kryesore për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.
Një kamp refugjatësh pranë kësaj pike është goditur nga predha mortaje, duke plagosur shtatë persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Kina ka bërë thirrje për “dialog dhe negociata” për t’i dhënë fund konfliktit, duke shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin.
Po ashtu, OKB ka kërkuar ulje të menjëhershme të tensioneve, ndërsa Irani dhe Arabia Saudite janë vetëofruar për të ndërmjetësuar paqen.
Kërkesat ndërkombëtare për ndërprerjen e luftimeve janë bërë gjithnjë e më të forta, me Rusinë dhe Kinën që kërkojnë bisedime për të ndaluar përshkallëzimin. Gjithashtu, Irani ofron mbështetje për ndërmjetësim në mes të dy vendeve.