BOTA, 27 Nëntor 2025, 17:37

Doping në Jemen… sekuestrohen 447 kilogramë substanca të ndaluara!

Doping në Jemen… sekuestrohen 447 kilogramë substanca të

"Është një moment historik." Me këto fjalë, Gunter Younger, kreu i hetimeve në Agjencinë Botërore Antidoping (WADA), përshkroi  një operacion të forcave të sigurisë të Jemenit, që rezultoi në sekuestrimin e një sasie të madhe substancash doping.

Operacioni, në të cilin u sekuestruan 447 kilogramë narkotikë dhe produkte që rrisin performancën, kryesisht amfetamina, tregon - sipas Younger - se autoritetet po intensifikojnë monitorimin e trafikimit ndërkufitar të substancave të ndaluara, në deklaratat e mbledhura nga AFP.

Bastisja, një nga disa të kryera edhe në ujërat territoriale, "u dërgon një sinjal të qartë rrjeteve kriminale se peizazhi po ndryshon dhe se trafikimi i drogave doping ka hyrë në radarin e autoriteteve", tha zyrtari i WADA-s.

Si Agjencia ashtu edhe autoritetet jemenase pohojnë se laboratorët farmaceutikë sirianë dhe iranianë zhvendosën një pjesë të operacioneve të tyre në Jemen, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar.

Sipas këtyre burimeve, prodhuesit po përfitojnë nga lufta dhe kriza ekonomike në vend, dhe produktet përbëjnë një burim financimi për rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Majori Murad al-Radwany, koordinatori i sigurisë së brendshme të Interpolit në Jemen, e festoi operacionin, i cili çoi në çmontimin e “fabrikës së parë të ngritur në Jemen dhe të pajisur me teknologji moderne".

Fabrika u mbyll para se të fillonte prodhimin dhe eksportet, dhe teknikët e saj u arrestuan. Në të njëjtën kohë, ata po përgatiteshin të hapnin një fabrikë të re në qytete të tjera për të eksportuar drogë dhe stimulantë në vendet fqinje.