BOTA, 8 Dhjetor 2025, 15:22

Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, vetëm një rregull unik mbi aplikacionet e Inteligjencës Artificiale

Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, vetëm një rregull unik

Donald Trump ka njoftuar se brenda kësaj jave do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që lidhet me procesin e miratimit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale, me synimin për të shmangur krijimin e kornizave të ndryshme rregullatore në çdo shtet të SHBA-së.

“Duhet të ekzistojë vetëm një rregullore nëse duam të vazhdojmë të jemi udhëheqës në fushën e inteligjencës artificiale. Këtë javë do të nënshkruaj një urdhër për një rregull të vetëm. Nuk mund t’i kërkosh një kompanie të marrë 50 miratime sa herë që dëshiron të bëjë diçka”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Ai nuk dha më shumë detaje mbi përmbajtjen e urdhrit ekzekutiv.