BOTA, 28 Shkurt 2026, 20:40

Donald Trump: Mund t’i jap fund konfliktit me Iranin për dy ose tre ditë

Donald Trump: Mund t’i jap fund konfliktit me Iranin për dy ose tre

Axios ka raportuar disa deklarata të reja të Donald Trump mbi konfliktin me Iranin.

“Unë mund ta zgjidh gjithë situatën gradualisht ose ta përfundoj brenda dy ose tre ditësh", citohet presidenti amerikan.

Trump thotë se do t’i duhen Iranit disa vite për t’u rimëkëmbur nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.

Ai pretendon se iranianët ishin shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje para se të tërhiqeshin nga bisedimet, duke iu referuar bisedimeve bërthamore që po zhvilloheshin në Gjenevë dhe shton se “kuptova prej tyre se ata nuk duan vërtet një marrëveshje”.

Trump thotë se ka pasur një bisedë të shkëlqyer me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se të dy “isnin në të njëjtën valë”.

Trump flet me liderët e Lindjes së Mesme
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë më shumë informacion mbi veprimet e Donald Trump pas sulmeve mbi Iranin.

Presidenti amerikan ka folur me liderët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Sot ka pasur raporte për sulme mbi bazat ushtarake në Bahrain, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Irani po hakmerrej për sulmet nga SHBA-ja dhe Izraeli.