BOTA, 6 Mars 2026, 14:37

“Do t’ua japim adresën tënde ushtarëve tanë”- Deklarata që shkaktoi reagime të forta, BE: Të papranueshme kërcënimet e Zelenskyt ndaj Orban

“Do t’ua japim adresën tënde ushtarëve

Deklaratat kërcënuese të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ndaj kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po bllokon një kredi prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për Ukrainën, kanë shkaktuar reagime të forta nga Komisioni Europian.

“Shpresojmë që një person i vetëm brenda BE-së të mos bllokojë 90 miliardë eurot. Përndryshe, do t’ua japim adresën e tij forcave tona të armatosura.”

Kjo deklaratë provokuese u prit me reagim të menjëhershëm nga Brukseli. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, e dënoi gjuhën e përdorur nga presidenti ukrainas.

“Një gjuhë e tillë është e papranueshme. Nuk duhet të ketë asnjë kërcënim ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Debati vjen në një moment kur brenda BE-së vazhdojnë tensionet për paketën financiare prej 90 miliardë eurosh që synon të mbështesë Ukrainën, ndërsa Budapesti ka shprehur rezerva dhe po pengon miratimin e saj.