TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Amsterdamit, për shkak të motit të keq që ka përfshirë Holandën ditët e fundit, me një dimër polar në temperatura ekstrem, stuhi dëbore dhe akulli.
Aeroporti Ndërkombëtar Schiphol i Amsterdamit pret që qindra fluturime të anulohen, ose të vonohen ndjeshëm nesër për shkak të borës dhe akullit, raportoi sot agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar menaxhmentin e aeroportit.
Vërehet se Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar tashmë dhjetëra fluturime sot për të njëjtën arsye.

Në fakt, faqja e internetit e aeroportit holandez thotë se vonesat do të jenë për shkak të procesit të heqjes së akullit nga trupi i avionit. Vihet re se probleme të ngjashme po ndodhin edhe në aeroportin e Eindhovenit.
