BOTA, 25 Prill 2026, 11:24

Dhjetë gjigantë të transportit detar në krizë/ 43 anije kontejnerësh ende të bllokuara në Gjirin Persik, rriten kostot për tregtinë globale

Dhjetë gjigantë të transportit detar në krizë/ 43 anije

Sipas Lloyd’s List, të paktën 43 anije kontejnerësh që i përkasin 10 kompanive më të mëdha të transportit detar në botë janë ende të bllokuara në Gjirin Persik, raporton Al Jazeera.

Kompanitë kryesore të transportit detar kanë pezulluar shërbimet e tyre në rajon që nga fillimi i luftës kundër Iranit në fund të shkurtit, “duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kosto të rritura për tregtinë globale”, sipas Lloyd’s List, një revistë transporti detar.

Disa anije që i përkasin kompanive CMA CGM, COSCO, Hapag-Lloyd dhe MSC u evvakuan në mënyrë të sigurt”, shtoi Lloyd’s List, megjithëse dy anije MSC u sekuestruan nga autoritetet iraniane.