TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dështuar për herë të katërt, një rezolutë që synonte të kufizonte aftësinë e presidentit Donald Trump për të zhvilluar veprime ushtarake në Iran.
Masa u rrëzua me 52 vota kundër dhe 47 pro, kryesisht sipas linjave partiake, duke mos arritur të kufizojë veprimet ushtarake amerikane pa miratimin e Kongresit.
Nëse do të miratohej, rezoluta do të ndalonte operacionet ushtarake në Iran pa autorizimin e legjislativit amerikan, në një kohë kur konflikti në rajon po zgjat prej disa javësh.
Demokratët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të paraqesin nisma të ngjashme çdo javë, me qëllim që ligjvënësit të pozicionohen publikisht për zhvillimet ushtarake.
Senatori Tim Kaine tha se edhe në rast dështimi të votimeve, qëllimi është të bëhet e qartë përgjegjësia politike për konfliktin.
Nga ana tjetër, disa republikanë deklaruan se mund të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre nëse lufta kalon afatin 60-ditor të parashikuar nga rezoluta për kompetencat e luftës.
Senatori Josh Hawley u shpreh se administrata aktualisht është në përputhje me ligjin, por paralajmëroi se nëse nuk kufizohet përfshirja amerikane në konflikt, mund të kërkohet një votim i ri në Senat.