BOTA, 10 Janar 2026, 18:47

Demonstratat në Iran në moment kritik, autoritetet kërcënojnë protestuesit për dënime me vdekje

Demonstratat në Iran në moment kritik, autoritetet

Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje.

Protestat mbarëkombëtare që u nisën nga tregtarët në pazare – që janë qendra kyç të tregtisë në Iran – të kujtojnë ngjarjet që i paraprinë Revolucionit Islamik më 1979.

Ndërsa protestat në Iran vazhdojë edhe autoritetet iraniane kanë shtuar represionin. Spitalet janë të tejmbushura nga të plagosur. Ndërsa të paktën 65 persona kanë humbur jetën.

Prokurori i përgjithshëm I Iranit ka bërë një deklaratë më herët duke thënë se të gjithë protestuesit do të përballen me dënim me vdekje.

“Të gjithë protestuesit do të akuzohen si “armiq të Zotit” (ose “moharebeh”)”, tha në një deklaratë Mohammad Movahedi Azad, prokurori i përgjithshëm i vendit, siç raportuan mediat shtetërore iraniane.

Vepra penale dënohet me dënim me vdekje, shtoi ai.

“Kjo do të vlente për “rebelët dhe terroristët” që dëmtuan pronën dhe minuan sigurinë, si dhe për ata që i ndihmuan ata njësoj, tha Movahedi Azad.