BOTA, 29 Shkurt 2024, 15:02

Deklarata e Macron për të dërguar trupa në Ukrainë, reagon Kremlini: Ka pak instikt të vetëpërmbajtjes, por...

Deklarata e Macron për të dërguar trupa në Ukrainë,

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se deklaratat e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron tregojnë se politikanët aktualë evropianë nuk e kuptojnë saktë fjalën “siguri”. Macron tha se nuk përjashtohet mundësi për të dërguar trupa në Ukrainë por kjo deklaratë u hodh poshtë nga NATO.

“Për fat të keq, ata kanë filluar të diskutojnë çështje të tilla si dislokimi i drejtpërdrejtë i kontigjenteve ushtarake në Ukrainë, të cilat mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit dhe të kenë pasoja të pariparueshme.

Natyrisht, vetë shfaqja e diskutimeve të tilla tregon se brezi aktual i politikanëve evropianë duket se i mungon një kuptim i saktë i fjalës “siguri” dhe një instinkt korrekt i vetë-përmbajtjes, i cili është i mbushur me paparashikueshmëri dhe veprime absurde. Natyrisht, kjo na detyron të jemi vigjilentë”, tha Peskov.