TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë miratimin për shpenzimin e rreth 105 milionë dollarëve për mirëmbajtjen e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, njoftoi sot Pentagoni, sipas Reuters.
Paketa përfshin mbështetje teknike, pajisje të specializuara dhe komponentë të nevojshëm për të garantuar funksionimin e vazhdueshëm të sistemit, i cili ka një rol kyç në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase nga sulmet ajrore të Rusisë.
Sipas Pentagonit, kontraktorët kryesorë të kësaj marrëveshjeje do të jenë “RTX Corp” dhe “Lockheed Martin”, dy kompani që prodhojnë dhe mbështesin sistemin “Patriot”.
Ky vendim shihet si një tjetër hap në përpjekjet e Uashingtonit për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në një kohë kur sulmet me raketa dhe dronë ndaj objektivave civile dhe ushtarake vazhdojnë të intensifikohen.
Ndihma e vazhdueshme amerikane në mirëmbajtjen e sistemeve të avancuara të mbrojtjes, si raketat ”Patriot”, konsiderohet thelbësore për aftësinë e Ukrainës për të penguar sulme të reja dhe për të ruajtur stabilitetin në fushën e betejës.