TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria daneze nuk ka ndërmend të bjerë në gjumë për shkak të ndryshimit të kohës dhe të humbasë asnjë nga lëvizjet e mundshme të SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump ndaj Groenlandës.
Për këtë arsye, qeveria daneze ka krijuar një “roje nate” në Ministrinë e Jashtme, për të monitoruar deklaratat dhe lëvizjet e Donald Trump ndërsa Kopenhageni fle.
“Roja” e fillon turnin e saj çdo ditë në orën 5 pasdite. Në orën 7 të mëngjesit, një raport mbi atë që është thënë dhe bërë përpilohet dhe shpërndahet në qeveri dhe ministritë përkatëse, sipas gazetës Politiken.
Grupi duket se është aktivizuar pas grindjes diplomatike pranverën e kaluar midis Kopenhagenit dhe Uashingtonit, kur presidenti amerikan kërcënoi të merrte kontrollin e ishullit.
Media “Politiken” shkruan se iniciativa është një nga shumë shembuj se si diplomacia daneze dhe administrata publike e vendit është dashur të përshtaten me realitetin e ri të mandatit të dytë të Trump.
Ndërkohë, një burim pranë Ministrisë së Jashtme i konfirmoi gazetës “Guardian” se situata në Groenlandë dhe diferenca kohore midis Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, ishin një faktor mjaft i rëndësishëm në futjen e këtij rregullimi.
Ishulli gjigant i Groenlandës është nën administrimin shtetëror dhe kufitar të Danimarkës, teksa presidenti Trump sapo mori detyrën në Zyrën Ovale, propozoi që Kopenhageni të arrinte një marrëveshje për t’ia lënë SHBA-ve, kërkesë që u rrefuzua ashp♪7r nga qeveria daneze.