TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Burime të njohura me procesin negociues bëjnë të ditur se një propozim i rishikuar për paqe nga Irani mund të dorëzohet që sot, ose të shtyhet deri të premten.
Sipas raportimeve të CNN, vonesat lidhen me vështirësi në koordinimin e brendshëm të vendimmarrjes në Teheran. Burimet theksojnë se procesi është ngadalësuar për shkak të problemeve në komunikimin dhe përcjelljen e informacionit tek Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei.
Ndërkohë, diplomatë dhe ndërmjetës ndërkombëtarë presin që çdo zhvillim i ri të jetë vendimtar për ecurinë e negociatave, të cilat mbeten të brishta dhe në zhvillim e sipër.