BOTA, 24 Dhjetor 2025, 18:04

Bosi i mafias italiane kapet i fshehur në kriptën sekrete brenda apartamentit

Bosi i mafias italiane kapet i fshehur në kriptën sekrete brenda

Kreu i një klani mafioz italian, Ciro Andolfi, i cili ishte në kërkim që nga viti 2022 dhe në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme, u arrestua në zonën Barra të Napolit.

49-vjeçari ishte dënuar me 8 vjet, 3 muaj e 10 ditë burg për krime që përfshijnë pjesëmarrje në një organizatë kriminale të tipit mafioz, zhvatje duke përdorur metoda mafioze dhe korrupsion.

Por ajo që ra në sy ishte skema e perfeksionuar e fshehjes së tij.

Ai u arrestua në Via Giulia Lama, ku u gjet i fshehur në një hapësirë ​​të ndërtuar posaçërisht brenda murit të apartamentit të tij, një lloj kripte apo dhome sekrete, pak a shumë si ato të narkosit kolumbian të vëllezërve Rodriguez, apo skenave nga “Gomorrah” italiane.

Hyrja e strehës ishte e padukshme, pasi Andolfi kishte krijuar një hapje në mur, e cila ishte e mbuluar nga një radiator.

Kjo metodë e thjeshtë e kishte ndihmuar atë të mbetej i padukshëm për tre vjet, por arratia përfundoi sot.