BOTA, 19 Mars 2024, 14:50

Borrell: Të përdorim 90% të të ardhurave nga asetet ruse për të blerë armë për Ukrainën

Borrell: Të përdorim 90% të të ardhurave nga asetet ruse

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se do të propozojë përdorimin e 90% të të ardhurave nga asetet ruse të ngrira në Europë për të blerë armë për Ukrainën.

Josep Borrell tha se do të paraqesë një propozim për shtetet e tjera të BE-së nesër, një ditë përpara një samiti të liderëve të bllokut.

“Propozimi konkret do të paraqitet nesër”, tha ai.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha javën e kaluar se asetet ruse të ngrira në BE ka të ngjarë të gjenerojnë midis 15 miliardë euro dhe 20 miliardë euro fitime pas tatimit deri në vitin 2027.

10% e mbetur mund të shkojë për industrinë e mbrojtjes ukrainase, shtoi ai.

Shumica e aseteve ruse të sekuestruara në Perëndim mbahen në Euroclear, i cili ka 190 miliardë euro letra me vlerë dhe para të gatshme të bankës qendrore ruse.