BOTA, 3 Janar 2026, 10:38

Bombardohet Venezuela, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh! Maduro është kapur

Bombardohet Venezuela, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës dhe se lideri i vendit, Presidenti Nicolas Maduro, së bashku me gruan e tij, janë kapur dhe janë transportuar jashtë vendit.

Deklarata u publikua në rrjetin social Truth Social:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm të madh kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është fluturuar jashtë vendit.

Ky operacion është kryer në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje do të jepen më vonë. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen! President DONALD J. TRUMPBombardohet Venezuela, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të.”